31.8 C
Skopje
E martë, 1 Shtator, 2026

Sot fillon viti i ri shkollor në Kosovë

Mijëra nxënës në të gjithë Kosovën sot i rikthehen bankave shkollore.

Kjo duke shënuar fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027.

Pas përfundimit të pushimeve verore, nxënësit nga klasat e para deri te ato të arsimit të mesëm rikthehen në procesin mësimor.

Me nisjen e vitit të ri shkollor, mësimdhënësit dhe institucionet arsimore kanë përpara një tjetër vit me synim përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit.