18 prilli i vitit 2027 po përmendet si një nga datat që mund të shënojë një kthesë të rëndësishme në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, me pritshmëritë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Shkruan POPULLI.mk
Muajt në vijim pritet të jenë të ngarkuar me zhvillime politike, riorganizime dhe lëvizje të reja brenda partive, ndërsa nuk përjashtohen as ribashkime të figurave dhe strukturave politike.
Në kampin shqiptar, gjithnjë e më shumë pritet një afrim mes pozitës dhe opozitës, me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje politike për çështje të rëndësishme që lidhen me përfaqësimin dhe veprimin e përbashkët politik. Nëse ky skenar realizohet, ai mund të ndikojë ndjeshëm në raportet politike para zgjedhjeve.
Në kampin maqedonas, ndërkohë, priten zhvillime të tjera. VMRO-DPMNE mund të përballet me një dobësim të pozicionit politik, veçanërisht nëse në muajt e ardhshëm shfaqen iniciativa të reja, përçarje apo riorganizime brenda bllokut politik maqedonas.
Vëmendje të veçantë pritet të marrë edhe BDI, i cili, sipas pritshmërive në qarqet politike, po përgatitet për lëvizjen e radhës. Në këtë kuadër, nuk përjashtohet mundësia e një rikthimi në BDI të një figure të lartë politike vendore, zhvillim që do të mund të ndikonte në konfigurimin e ardhshëm të kampit politik shqiptar.
Pikërisht këto lëvizje pritet ta bëjnë periudhën deri në prill 2027 një nga fazat më interesante të politikës në vend.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse 18 prilli 2027 do të jetë realisht data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe në çfarë forme do të shkojë secila parti drejt këtij procesi.
© POPULLI.mk




