Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar për vazhdimin e punimeve infrastrukturore në Çairin e Vjetër.
Sipas Mexhitit, aktualisht po realizohet rikonstruktimi i rrugëve në këtë pjesë të komunës, ndërsa në rrugën “Resenska” po asfaltohen rreth 900 metra katrorë.
“Çdo premtim po e mbajmë, çdo projekt po e realizojmë!”, ka deklaruar Mexhiti, duke theksuar se punimet synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve për banorët.
Ai ka thënë se rezultatet e punës janë të dukshme në terren, duke nënvizuar se përmes realizimit të projekteve njëri pas tjetrit po synohet që Çairi të bëhet më i rregullt dhe më i bukur për qytetarët.




