18.8 C
Skopje
E hënë, 21 Shtator, 2026

Ferati: Duhet ta dëgjojmë zërin e të rinjve dhe t’i përfshijmë në vendimmarrje

Ministri Agon Ferati ka qenë i ftuar në emisionin “Rishtazi” ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me të rinjtë, duke nënvizuar se ata duhet të kenë më shumë hapësirë për t’u përfshirë në projektet dhe aktivitetet e ministrisë.

Sipas tij, në vend ka shumë të rinj të talentuar dhe me potencial, por shpeshherë nuk u jepet mundësia e duhur për ta dëshmuar veten dhe për të kontribuar në shoqëri.

Ferati tha se zëri i të rinjve duhet të dëgjohet dhe ata duhet të bëhen pjesë aktive e proceseve politike dhe vendimmarrëse. Ai vlerësoi se krijimi i më shumë mundësive për rininë është i rëndësishëm edhe për të parandaluar largimin e tyre jashtë vendit, duke u ofruar perspektivë dhe hapësirë për zhvillim profesional e personal brenda vendit.