Ministri Agon Ferati mirëpriti në takim mysafirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, z. Lee Corder, znj. Paula Corder dhe znj. Elona Prroj.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, me theks të veçantë në rëndësinë e bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve mes njerëzve dhe institucioneve.
Angazhimi i z. dhe znj. Corder dhe znj. Prroj në afrimin e liderëve politikë, profesionistëve, organizatave jofitimprurëse dhe institucioneve përbën një kontribut të çmuar në krijimin e lidhjeve të reja dhe promovimin e dialogut. Ky angazhim vlerësohet si një mundësi e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme.




