26.8 C
Skopje
E hënë, 5 Tetor, 2026

Çmime të reja të derivaeve të naftës

Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,50 denarë për litër, krahasuar me çmimet e përcaktuara me vendimin e datës 28 shtator 2026.

Me këtë ndryshim, çmimi maksimal me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 98,50 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet me 100,50 denarë për litër.

Ndërkohë, çmimi i EURODIZELIT (D-E V) ulet për 3 denarë për litër dhe do të jetë 97 denarë për litër.

Për vajin ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) gjithashtu është përcaktuar ulje prej 3 denarësh për litër, ndërsa çmimi i ri do të jetë 108,50 denarë për litër.

Çmimi i mazutit M-1 NS ulet për 0,285 denarë për kilogram, duke arritur në 49,597 denarë për kilogram.