Ministri Agon Ferati zhvilloi takim me Ambasadorin e Italisë në vend, Paolo Palminteri, ku u diskutua për ristrukturimin e ministrisë dhe forcimin e kapaciteteve institucionale, me fokus në formimin e sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar dhe fondet e BE-së. Në këtë drejtim, Ambasadori konfirmoi gatishmërinë e Italisë për të mbështetur trajnimin e stafit administrativ për menaxhimin dhe shfrytëzimin e fondeve evropiane.
Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin arsimor dhe ekonomik, përfshirë shkëmbimin e studentëve në programe të ndryshme, si dhe mundësitë për shfrytëzimin e përvojave italiane në fusha të ndryshme të zhvillimit ekonomik, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Rruga e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian u theksua si një nga prioritetet kryesore, ndërsa u vlerësua rëndësia e përkrahjes dhe përvojës së Italisë në këtë proces. Të dyja palët shprehën gatishmëri për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit institucional, ekonomik, arsimor dhe evropian.




