Kallëzime penale ndaj tre personave për veprat penale „Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e veprimeve zyrtare” dhe „Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”
Lidhur me ngjarjen penale-juridike, e cila ka ndodhur më 07.10.2026, rreth orës 20:25, në rrugën „Cërnogorska” në Shkup, ku gjatë një prite të automjetit të udhëtarëve „BMV”, me targa të Shkupit, ndërkaq pas pranimit të mëparshëm të informacioneve operative se do të kryhej vepër penale sipas nenit 215, përkatësisht shitblerje e marihuanës, menjëherë pas marrjes së informatave janë ndërmarrë masat përkatëse dhe nga zyrtarët policorë i është dhënë shenjë ndalimi automjetit „BMV”. Pasi zyrtarët policorë i janë drejtuar automjetit me qëllim të identifikimit dhe verifikimit, shoferi e ka startuar automjetin, me ç’rast është përplasur në një shtyllë dhe në po atë çast ka hedhur nga dritarja një qese me marihuanë. Në atë çast, njëri nga zyrtarët policorë e ka nxjerrë pistoletën e tij zyrtare dhe nga ana e bashkudhëtarit përmes dritares gjysmë të hapur ka dhënë urdhrin „Ndalo policia!”, me ç’rast nga personi në anën e bashkudhëtarit i ishte marrë pistoleta zyrtare, ndërsa shoferi e ka startuar automjetin dhe është arratisur. Zyrtarët policorë të cilët kanë qenë të vendosur në afërsi, i janë vënë në ndjekje automjetit, i cili ka lëvizur me shpejtësi të madhe në rrugën „Gjorçe Petrov”, në drejtim të autostradës Shkup–Tetovë, duke i injoruar sinjalet e zërit dhe dritës të zyrtarëve policorë, ndërsa nga një zyrtar policor janë shkrepur edhe tri projektile paralajmëruese në ajër. Në një çast, automjeti „BMV” është përplasur në mbrojtësen anësore të autostradës dhe është rrotulluar, pas çka nga automjeti kanë dalë shoferi P.A. (24) dhe bashkudhëtari E.P. (21). Personat janë privuar nga liria, pistoleta është sekuestruar, ndërsa pas kontrollit të terrenit është gjetur një qese me marihuanë.
Në koordinim me PTHP Shkup nga Njësia për Kriminalitet të Dhunshëm pranë SPB Shkup drejtuar PTHP-së, sot (14.10.2026) është ngritur kallëzim penal kundër E.P. dhe P.A. për kryerjen e veprës penale „Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e veprimeve zyrtare”, sipas nenit 382 të Kodit Penal dhe „Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas nenit 215 të Kodit Penal, ndërkaq kundër M.T., për të cilin ekzistojnë informacione se është i lidhur me rastin, është paraqitur kallëzim penal për veprën penale „Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas nenit 215 të Kodit Penal.
Gjithashtu, për ngjarjen është njoftuar Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili ndërmori masa dhe veprime lidhur me parregullsitë e mundshme gjatë veprimit të zyrtarëve policorë në këtë rast.




