20.8 C
Skopje
E mërkurë, 21 Tetor, 2026

Të dielën ndryshon ora, qytetarët në Maqedoninë e Veriut fitojnë një orë gjumë më shumë

Të dielën, më 25 tetor, Maqedonia e Veriut kalon në llogaritjen dimërore të kohës. Akrepat në orën 03:00 do të kthehen një orë prapa, në 02:00, duke mundësuar një orë gjumë më shumë.

Ndryshimi sjell errësim më të hershëm në orët e pasdites. Edhe pse Parlamenti Evropian votoi në vitin 2019 për heqjen e ndryshimit sezonal të orës, vendimi nuk është zbatuar.

Maqedonia e Veriut ka paralajmëruar se do ta heqë këtë praktikë kur të merret një vendim përfundimtar dhe të harmonizohet qëndrimi me Bashkimin Evropian.