11.8 C
Skopje
E shtunë, 24 Tetor, 2026

Ziadin Sela u bën thirrje shqiptarëve të Luginës për pjesëmarrje masive në zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare, duke theksuar rëndësinë e bashkimit dhe mobilizimit për përfaqësim dinjitoz.

Në mesazhin e tij, Sela vlerësoi se bashkimi i subjekteve politike duhet të shoqërohet edhe me mobilizimin e të gjithë shqiptarëve që kanë të drejtë vote, me qëllim arritjen e një suksesi historik.

Ai gjithashtu theksoi se pjesëmarrja në zgjedhje është e rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë.

“Motër e vëllezër shqiptarë të Luginës, nesër çdo hap i juaji drejt qendrave të votimit do të jetë një hap i rëndësishëm për të drejtat dhe jetën tuaj!”, thuhet në mesazhin e Selës, i cili në fund u uroi sukses shqiptarëve të Luginës.