9.8 C
Skopje
E martë, 27 Tetor, 2026

Kurti i jep afat Sveçlës dhe Gërvallës: Keni 54 orë t’i jepni raportet për çdo dështim të hallkës institucionale në rastin e Arlindës

Kryeministri Albin Kurti, është deklaruar sot nga Klinika e Kardiologjisë në QKUK është pyetur në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë.

Ai është pyetur nga gazetarja se kush me na mbrojt neve?

“Së pari më lejoni që edhe një herë t’i shpreh ngushëllime familjes Zekaj për për vdekjen e anëtares së kësaj familje, vrasja e së cilës ka shkaktuar tronditje të jashtëzakonshme tek familja farefisi, por tek të gjithë qytetarët e vendit dhe të cilët bashkë ndjejnë me kërkesën për drejtësi. Natyrisht që jemi në fazat kur reforma e sistemit të drejtësisë nuk është vetëm e rëndësishme por edhe urgjente, Raportet për vendet në BE-së më së shumti na kanë kritikuar për çështjen e drejtësisë, nga viti në vit.

Kritikat më të mëdha nga BE-ja i kemi marrë jo vjet, jo parvjet, por qe më shumë se 10 vjet për çështjen e sistemit të drejtësisë. Neve na duhet të drejtojmë drejtësinë, të nderuar gazetarë drejtësinë nuk e kemi të drejtë, për të mos thënë e kemi të shtrembër. Kemi nevojë ta drejtojmë drejtësinë. Hetim hetuesve, aktakuza prokurorëve, e gjykim gjykatësve. E këtë nëse e kemi konsideruar deri më tani të rëndësishme tani duhet ta konsiderojmë urgjente, Në këtë frymë MD-ja dhe MPB-ja i kanë edhe 54 orë që të më sjellin raportin për të ndriçuar këtë rast deri në fund edhe ku kanë dështuar secila prej hallkave të zinxhirit institucional, por edhe çka po ndodhë me rastet e ngjashme ku gratë e caktuara që janë viktima të dhunës vazhdojnë të jenë nën rrezikun e kërcënuesve të vjetër e të rinj”,deklaroi Kurti.