21.8 C
Skopje
E enjte, 19 Nëntor, 2026

Murati: Sot kemi dorëzuar kallëzim penal në Prokurori ndaj Përparim Ramës

Sot kemi dorëzuar kallëzim penal në prokurori ndaj Përparim Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij në Komunën e Prishtinës, në lidhje me keqpërdorimin 2.2 milionë eurove mjete buxhetore, siç është konstatuar edhe nga auditimi i Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Veprimet e dyshuara që kanë rezultuar me keqpërdorim të 2.2 milione eurove janë: keqpërdorimi i detyrës zyrtare, falsifikimi i dokumentit zyrtar, mashtrimi, dhe përdorimi i paautorizuar i pasurisë.
– –
Ministria e Financave kishte nënshkruar marrëveshje financiare me BERZH-in për kredi në vlerë 5 milionë euro, dhe këto mjete i ishin vënë në dispozicion Komunës së Prishtinës për investime në renovim dhe ngrohje të shkollave, çerdheve, dhe institucioneve tjera publike.
Në vend se të kryenin investimet e parapara, zyrtarët përgjegjës nga Komuna e Prishtinës kanë keqpërdorur rreth 44% të mjeteve të vëna në dispozicion duke kryer pagesa për fatura që nuk kishin fare të bënin me projektin sipas marrëveshjes.
Shuma prej 2.2 milione eurove është ekzekutuar nëpërmjet 21 transaksioneve në kohë të ndryshme, pra nuk bëhet fjalë për ndonjë lëshim teknik apo gabim procedural, por me skemë keqpërdorimi të paramenduar.
Disa prej projekteve në emër të të cilave janë bërë pagesa, as që kanë ekzistuar në buxhet.
Keqpërdorimi i 2.2 milionë eurove dhe fakti që kjo është bërë me paramendim në 21 transaksione të ndryshme, len të kuptohet që personat e përfshirë kanë qenë të bindur se janë të paprekshëm nga ligji.
Ftoj prokurorinë që të veprojë shpejt e pa hezitim, sepse për çdo ditë që kalon, rritet rreziku që personat e dyshuar të vazhdojnë keqpërdorimet.