Mbrëmë në Shipkovicë të Tetovës, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka mbajtur takim me qytetarët. Para tyre i pari i BDI-së tha se ky subjekt politik duhet të ruhet si sytë e ballit sepse është trashëgimi nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare, informon Populli.mk.
“Na mallkon edhe Perëndia nëse nuk jemi falënderues. Për këtë organizatë politike kanë nënshkruar 10 mijë ushtarë të UÇK-së dhe ne duhet ta ruajmë si sytë e ballit. Nuk duhet të lejohet që të preket asnjëherë trashëgimia e UÇK-së, s’duhet të preket dhe duhet të gjithë zot ti dalim”, tha lideri i BDI-së!
Kujtojmë se Ahmeti me bashkëpartiakët e tij çdo ditë rresht po mbajnë takimet me qytetarët dhe me strukturat e Degëve të BDI-së si në Gostivar, Tetovë, më pas në Shkup e qytete tjera.
