6.8 C
Skopje
E diel, 22 Mars, 2026

Grubi: Ditë historike, nuk ka më asnjë pengesë, po fillojmë ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D!

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka dhënë lajmin e madh për të gjithë qytetarët e vendit për nënshkrimin e fillimit të ndërtimit të Korridorit 8 dhe 10D.

Ditë historike, nuk ka më asnjë pengesë, po fillojmë ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D!

Bashkë me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, zëvendësministrin Bekim Rexhepi, drejtorin e NP “Rrugët Shtetërore” Ejup Rustemi dhe drejtorin e konzorciumit ndërkombëtar IRD Engineering, Paolo Orsini finalizuam sot hapin vendimtar për realizimin e projektit më madh infrastrukturor në vend, Korridorit 8 dhe 10D me nënshkrimin e marrëveshjes për procesin e konsulencës juridike dhe mbikëqyrës së procesit të ndërtimit.

Pas nënshkrimeve të vendosura sot në këtë marrëveshje menjëherë nga dita e hënë do të mbajmë mbledhjen e Komitetit drejtues për Korridorin 8 dhe 10D për të filluar fazën e negociatave përfundimtare me konzorciumin Bechtel Enka.

Falënderoj të gjithë ata që dhanë kontribut në realizimin e këtij procesi historik për zhvillimin e vendit!

Të ngjajshme

Të fundit