8.8 C
Skopje
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Pendikov: Ëndrra ime është të kthehem në Maqedoni dhe të them se jam bullgar

Hristijan Pendikov, i cili u rrah në Ohër dhe më pas u dërgua në Sofje për trajtim mjekësor tha se ëndërron të kthehet në Maqedoni dhe të thotë se është bullgar pa pasur probleme.

Sekretari i klubit bullgar “Czar Boris Treti” nga Ohri, tha se edhe një muaj pas sulmit, ai është ende cak i kërcënimeve dhe se mund të sulmohet edhe në Bullgari.

“Isha me shokët e mi, erdhën tre persona dhe filluan të më sulmojnë se jam bullgar, sepse kështu e quajta veten dhe isha tradhtar. Pashë që nuk më donin në shoqëri, mora xhaketën dhe u nisa për në makinë. Aty ndodhi sulmi, më rrahën për dhjetë minuta”, tha Pendikov për “BTV”.

Ai tha se në Maqedoni ka pasur falsifikim të historisë.

Të ngjajshme

Të fundit