13.8 C
Skopje
E premte, 27 Mars, 2026

Taravari priti në takim Josif Mishevskin, person me sëmundje të rrallë

Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari sot ka pritur në takim Mishevskin, person me sëmundje të rrallë duke u solidarizuar me të gjithë ata që kanë sëmundje të rralla.
Shkurti është muaji i personave me semundje të rralla. Me këtë rast, edhe sivjet pritëm në takim Josif Mishevskin, person me sëmundje të rrallë, me të cilin në mbështetje të këtyre personave kemi organizuar një sërë aktivitetesh senzibilizuaese dhe projekte të ndryshme, ndërsa vitin e kaluar u ndamë bursa nxënësve dhe studentëve me sëmundje të këtilla.
Me Josifin biseduam për përgatitjen e një plani aksional këtë vit.
Siç e do tradita, e që është shenjë për të shënuar këtë muaj, ngjyrosëm edhe duart së bashku me ngjyra të ndryshme.

Të ngjajshme

Të fundit