0.8 C
Skopje
E shtunë, 7 Mars, 2026

A do të dënohen përsëri me burg Menduh Thaçi dhe Mijallkovi!?

Në Gjykatën Penale Shkup për sot është caktuar shqiptimi i aktvendimit të ri për rastin “Titanik 2”. Në këtë rast të akuzuar janë ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, si dhe ish anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi nga PDSH dhe Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev nga VMRO-DPMNE. Aktvendimi i parë ishte shqiptuar më 8 mars 2019 kur të akuzuarit u dënuan me burg. Gjykata e Apelit e shfuqizoi këtë vendim dhe lëndën e ktheu në rigjykim, informon Zhurnal.

Hetimi për këtë rast pati filluar nga PSP më 12 shkurt 2016. Mijallkov dhe Thaçi akuzohen për marrëveshje për votim në KSHZ për ankesë të dorëzuar nga DPMNE për zgjedhjet lokale në Strumicë 2013.

Mijallkov pati marë dënim me burg prej 3 viteve ndërsa Menduh Thaçi 3 vite e dy muaj. Bedredin Ibraimi pati marë katër vite e gjashtë muaj ndërsa tjerët anëtarë nga 3 vjet.

Vepra për të cilën akuzohet Mijallkov, vjetërsohet në prill./Zhurnal.mk

Të ngjajshme

Të fundit