Gjithnjë e më shumë po qarkullojnë zëra se Eljesa Neziri mund të jetë drejtori i ri i NP “Higjiena Komunale”, shkruan POPULLI.mk
Emri i tij po përmendet pothuajse çdo ditë në qarqet politike dhe institucionale, ku thuhet se 29-vjeçari do të marrë drejtimin e kësaj ndërmarrjeje publike, një prej më të rëndësishmeve.
Këto pritshmëri lidhen ngushtë me suksesin që Neziri arriti në zgjedhjet e fundit, si dhe rezultatet e dukshme që ka shënuar në drejtorinë aktuale ku vepron.
Performanca e tij e deritanishme dhe aftësia për të menaxhuar me efikasitet detyrat operative janë ndër arsyet që kanë shtyrë shumë aktorë ta shohin si kandidatin kryesor për postin e ri. Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse këto lajme do të konfirmohen edhe zyrtarisht. / © POPULLI.mk




