Po vazhdon takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhikut, i cili ka nisur në orën 11:00 dhe tashmë ka hyrë në orën e dytë.
Kjo është edhe përpjekja e tretë mes dy liderëve për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje.
Kryetari i LDK-së para fillimit të takimit është pyetur se a pret të arrihet ndonjë konsensus, por ka shtuar se vetëm pas takimit do të deklarohet.
“Të shohim tash, po shkojmë në takim. Pas takimit deklarohemi”, ka thënë shkurt Abdixhiku.
Ndërkohë, afati për zgjedhjen e presidentit është deri më 28 prill. Ky afat është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa në rast se nuk arrihet marrëveshje brenda këtij afati, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditëve.
