Së fundmi është duke u përfolur shumë për një dalje të Arben Taravarit me disa nga bashkëpartiakët e tij në opozitë, informon POPULLI.mk
Para disa kohësh kemi parë edhe një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit aktual të ASH-së, Arben Taravari. Raportet mes Kurtit dhe Taravarit dihen tashmë për shkak të ndihmës që i jep Vetëvendosje dhe poashtu më herët ishte po Kurti i cili doli haptaz për t’i përkrahur opozitës së atëhershme ASH-AAA.
A do të ketë ndikim Kurti që Taravari t’i bashkohet opozitës shqiptare para zgjedhjeve Presidenciale dhe Parlamentare në Maqedoninë e Veriut? Kjo mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e afërt.
© POPULLI.mk


