Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski së fundmi ka filluar një fushatë ku po takon thuajse çdo ditë qytetarë, punëtorë e edhe po viziton shkolla, teatro, muze etj.. informon POPULLI.mk
Edhe pse vetë ai disa herë e ka thënë se nuk dëshiron të rikandidohet për President të shtetit kjo lë të nënkuptohet se diçka ka lëvizur në mendimet e tij dhe të partisë së cilës i takon. Me vetë faktin se kanë filluar të japin një mesazh nëpërmjet takimeve të shpeshta duke shpalosur punën, si duket do të kemi edhe një rikandidim në të ardhmen e afërt.
Gjithashtu ka zëra se nga LSDM përveç presidentit aktual janë edhe dy emra tjerë që mendohet të kandidohen për karrigen e numrit 1 të shtetit, ish kryeministri Zoran Zaev si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
© POPULLI.mk




