23.8 C
Skopje
E hënë, 6 Prill, 2026

A do t’ia marrë VLEN-i komunën e Sarajit BDI-së !?

Gostivari dhe Saraji janë shumë afër zgjedhjeve të parakohshme lokale, shkruan Zhurnal, sepse kryetari i Sarajit Blerim Bexheti ka zgjedhur të vazhdojë karrierën si deputet, kurse kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, me shumë gjasë mund ta marë postin e ministrit tëshëndetësisë.

Kalimi në ekzekutiv i disa figurave politike që drejtojnë me komuna mund të rezultoj që të shpallen zgjedhje të parakohshme lokale. Për momentin dihet se Blerim Bexheti do të vazhdojë rolin e tij si deputet në Kuvendin të Maqedonisë së Veriut, ndërsa Bilall Kasami ka hequr dorë nga mandati si deputet. Sipas Kodit Zgjedhor, deputeti ose ministri nuk mund të udhtrojnë edhe detyrën e kryetarit të komunës, respektivisht duhet të përcaktohen për njëjrën prej tyre.

E në rast të përfundimit të mandatit të kryetarit aktual për çfardo lloj arsye, Ligji për Vetëqeverisjen Lokale parasheh shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme lokale në atë komunë. Sipas ligjit, posti i deputetit ofron imunitet për vepra të caktuara kundërvajtëse dhe penale, kurse një gjë të tillë nuk e ofron posti i kryetarit të komunës, e as i ministrit.

Fitorja e VLEN-it në Gostivar e sigurt, më interesante gara në Saraj!

Ndryshe, Blerim Bexheti dje edhe zyrtarisht informoi se do të tërhiqet nga funksioni si kryetar komune, gati një vit e gjysëm para se t’i skadojë mandati i plotë. “Të dashur qytetarë të komunës së Sarajit dhe më gjërë, dua të ju njoftoj se prej sot fillon rrugëtim i ri i imi si deputet dhe zëri juaj në kuvendin e RMV-së. Duke dashur të falenderoj gjithsecilin nga ju që më përkrahët në zgjedhjet lokale që të isha në krye të komunës së Sarajit dhe tani që të ju përfaqësoj në kuvend. Ju premtoj se do të jem zëri i vullnetit të popullit dhe duke ju dëshmuar se legjitimiteti i votës shqiptare i takon Frontit Europian’ – tha Bexheti.

Listës së Komunave ku mund të mbahen zgjedhje të parakohshme lokale mund t’i shtohet edhe Gostivari. Kalimi eventual i Arben Taravarit, në postin e Ministrit të Shëndetësi, do të lintë Gostivarin pa kryetarë Komune. Emri i Taravarit është përfolur së fundmi për këtë post, por sipas tij situate do të jetë më e qartë ditët në vazhdim. “Për cështjen e ministrit do të vendos për dy, tre ditë. Ka mundësi edhe për ministër, por nuk them se ështëm përfundimtare. Më së voni të enjten do të dihet”, tha Arben Taravari.

Analistët politikë veçmë kanë filluar të bëjnë analiza se si do të dukej përballja mes dy blloqeve politike shqiptare në rast të zgjedhjeve eventuale në Gostivar dhe Saraj. Deri sa në Gostivar vlerësojnë se aspak nuk sillet në pikëpyetje fitorja e kandidatit të koalicionit VLEN, sepse si koalicion qeveritar dolën me mbi 3.000 vota përparësi karshi koalicionit të ri opozitar, dilemat janë lidhur me Sarajin, shkruan Zhurnal. Kjo komunë gjatë kohë është bastion i BDI-së. Mirëpo në zgjedhjet e fundit ndodhi një kthesë mjaft e madhe, që edhe pse nuk e përmbysi tërësisht rezultatin në favor të VLEN-it, megjithatë e solli dallimin në një distancë të vogël, që nuk është shënuar më herët. Nga ana tjetër, fitoret e njëpasnjëshme të BDI-së në komunën e Sarajit janë përcjellë edhe me ankesa nga ana e opozitës për manipulim të procesit zgjedhor, gjë që sigurisht nuk mund të ndodhë tani kur kemi qeveri të re, shkruan Zhurnal. Krejt kjo, mund ta ndryshojë në tërësi raportin dhe të sjellë një surprizë edhe në komunën e Sarajit, që dp t’i jepte fund qeverisjes afatgjate të BDI-së në këtë komunë të rëndësishme.

Sidoqoftë fjalën e fundit duhet ta thonë votuesit, por megjithatë përballja eventuale në nivel lokal në Gostivar dhe Saraj, mund të ndryshojë shumë gjëra në mozaikun e përgjithshëm politik shqiptar në RMV. Në rast se VLEN shënon fitore, atëherë do të ketë një argument shtesë përballë Frontit Evropian që konteston pjesëmarrjen e tyre në qeveri. Por nëse ndodh e kundërta, respektivisht Fronti Evropian shënon fitore të përgjithshme në Gostivar dhe Saraj, atëherë kjo do të ishte edhe një argument më tepër që të kontestojnë legjitimitetin e VLEN-it për të përfaqësuar shqiptarët në pushtetin ekzekutiv.

Ngado që ta sjellim, zgjedhjet e supozuara në Saraj dhe Gostivar do t’i jepnin një dinamikë skenës politike, e cila me formimin e qeverisë së re do të futej në një fazë pak a shumë monotone. Por edhe një gjë dihet se nëse do të ketë zgjedhje ose jo në Gostivar e Saraj, në masë të madhe do të varet nga analizat e koalicionit VLEN, që si koalicion në pushtet tani diktojnë më tepër zhvillimet politike, si dikur që bënte BDI-ja. Kjo do të thoshte se në rast se shkohet në zgjedhje, atëherë mes rreshtash mund të lexohet se parashikimet e qeveritarëve të rinj shqiptarë do të jenë se do të dilnin fitues në zgjedhje.

VMRO-DPMNE po bëhet gati për fitore të re përballë LSDM-së në Aerodorm!

Me pushtetin ekzekutiv lidhet edhe emri i kryetarit të Aerodromit Timço Mutsunski. Emërimi i Mucunskit në ndonjë post ministror, ashtu siç përflitet në opinion edhe Aerodromi do të mbetet pa kryetar, pas së cilës do të duhet të mbahen zgjedhje të parakohshme lokale edhe në këtë komunë.

Për dallim nga emrat e përmendur, Kryetari i Lëvizjes Besa dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, ka dorëzuar një deklaratë në Kuvend se po jep dorëheqje nga mandati i deputetit dhe ka kërkuar që të mos verifikohet, përkatësisht ka vendosur të mbetet në pozitën e kryetarit.

Sipas Kodit Zgjedhor, posti i deputetit apo ministrit është i papajtueshëm me pozitën e kryetarit dhe anëtarit të këshillit në komunë dhe qytetin e Shkupit. Ligji për Vetëqeverisjen Lokale, në rast të përfundimit të mandatit të kryetarit, parasheh shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme lokale në atë komunë. Zgjedhjet e parakohshme për këshilltarë dhe kryetar komune nuk do të mbahen nëse zgjedhjet e rregullta janë më pak se gjashtë muaj, gjë që nuk ndodh tani pasi zgjedhjet e rregullta lokale do të mbahen në tetor 2025./Zhurnal

Të ngjajshme

Të fundit