2.8 C
Skopje
E enjte, 21 Nëntor, 2024

A e kemi kuptuar Demokracinë

Shkruan: Nexhat Bexheti

Mjerisht, termin demokraci e keqkuptuam dhe në mënyrë më drakonike e
shpërdoruam,duke pandehur se liria personale mundet t’a pezullojë dhe
dhunojë lirinë,pronën dhe të drejtat e njeriut.Dhe ky deformitet konceptual
nuk përfshiu vetëm elitat shtetërore dhe establishmentin qeveritar, por i
njejti kontaminoi dhe degjeneroi të gjithë superstrukturën shoqërore,që nga
mjediset e degjeneruara të sitemit edukativo-arsimor,atij të byrokratizuar
shëndetësor,rrjetit të harlisur administrativ, sistemit të koruptuar të
drejtësisë dhe sidomos atij të displazuar urbanistik i cili po na helmon, në
mënyrë ciklike duke mos i haruar fazat e veta të tërbimit dhe acarimit
stinor.Emërues i përbashkët i këtij uragani socio-kulturor është dhe mbetet
fenomeni i diskriminimit dhe mosfunkcionimit të ligjit,që ka mbërthyer dhe
ngulfatur të gjitha shtigjet e zhvillimt dhe përparimit të shoqërisë.
Kur jemi te ligji,duhet edhe nji pasus t’a shprehim se ligjet thehen
kryesisht nga ata të cilët janë të obliguar t’i zbatojnë dhe t’i fuqizojnë si
kategori nacionale për të gjithë shtetasit.Fatkeqësishtë klanet politike nuk
preken nga ligjet.

Të gjitha këto analiza dhe pretendime pseudofilozofike me konotacion të
përbotshëm gjeopolitik janë vetëm ekskrecione infektive të klaneve të
delegjitimuara politike, të cilat pa mos zgjedhur mjete duan të marrin
pushtetin, ose të mbajnë përjetësisht frenat e shtetit
Disa opinionist,madje guxojnë që në observimet e tyre të verbëta t’i
barazojnë krimet dhe aferat sporadike koruptive të vendeve të konsoliduara
demokratike me korupcionin dhe krimin e organizuar,te vendeve në
tranzicionin e stërgjatur.Nga pritja e cila nuk premton akoma finish,vendet
erozuan nga ikja e popullsisë aktive.

Para se të analizoni agjendat politike dhe diplomatike të shteteve të
huaja dhe fuqive të mëdha,të nderuar gazetar dhe publiçistë duhet të
shkoni dhe shiqoni se në cilat rrethana mësojnë dhe studiojnë fëmijët dhe
të rinjtë tanë!?

Si i marin notat dhe diplomat nxënësit dhe studentët tanë? Cilët janë
mësuesit dhe profesorët e tyre? Kush prej mësimdhënësve e realizon dhe
finalizon silabusin e vetëshpallur nëpër shkollat dhe fakultetet tona në
gjuhën shqipe? Akademikët si u bënë Akademikë a i plotësuan kriteret e
notave,a kanë punime shkencore,ndodh që shumica nuk kanë botuar as
libra për studentët,dhe nuk kanë dale në opinion me ndonjë kumtesë
shkencore.Nuk është më sekret se famijljarizmi i ka rënjët e thella brenda
Universiteteve në hapsirat Shqiptare.Deri më sot nuk lexova dhe pashë në

asnjë program televiziv ose reportazh të formatit edukativo-arsimor që
haptas do të shfaqte ndonjë zbulim apo inovacion shkencor nga e aritura e
studimieve,ose ndonjë reflektim edukativo-arsimor ndaj qytetarëve.Po
ashtu të fliste për vuatjet dhe denigrimet të cilat u bëhen studentëve,të
diplomuar kushtimisht detyrohen të inkuadrohen në Restaurante si
kamarier me diploma Universitare.

Dua të përkujtoj ata të cilët lexojnë dhe shkruajnë,se nuk janë fajtorë
kryesor psikopatët dhe sociopatët për krizën e thellë shoqërore dhe
kombëtare, por ne të tjerët që heshtim dhe nuk na ndihet zëri para këtij
observatori denegrues,që për fatin tonë të zi përfaqësojmë shumicën e
popullatës,duke pandehur madje se jemi viktima të pafajshme.JO,për hirë
të së vërtetës,jemi pjesëmarrës aktiv dhe naiv të kësaj përmbytje! Poqese
edhe më tutje vazhdojmë të vetmashtrohemi se vetëm inkuadrimi formal
dhe zyrtar në BE do të na i rregulloj punët tona të pista,që po i
bëjmë,atëherë na ka hëngër kokën dreqi,pasi edhe në kuadër të BE-së
kemi vende dhe popuj të prapambetur,të cilëve nuk mund t’u ndihmojnë dot
shtetet e zhvilluara.Nga ana tjetër,si shembull kemi se as integrimi i shtetit
shqiptar në NATO,nuk solli asnjë ndryshim pozitiv,përkundrazi,korupcioni
dhe krimi i organizuar edhe më tepër eskaloi dhe precipitoi krizën dhe
armiqësitë brenda shqiptare.Koha dëshmoi se ky lloj i slloganeve dhe
parullave boshe vetëm sa e defokusoi vëmendjen e opinionit ndaj
disfunkcionimit të shtetit dhe shoqërisë së mirëfilltë demokratike,e cila siç
dihet ka parime dhe standarde, të cilat bazohen në respektimin e ligjit dhe
të drejtave e lirive të çdo qytetari.Këto dhe shumë deklarata të tilla
shfajësuse,nga ana tjetër,veçse mund t’u shërbejnë hëpërhë falangave dhe
klaneve të nëntokës kriminogjene dhe kursesi popullit dhe shoqërisë
shqiptare,e cila siç po e vërejmë shpëtimin dhe perspektivën e kërkon dhe
gjen në Gurbetin e Zi! Shpopullimi i hapsirave Shqiptare është pranuar si
relevante dhe normale,nuk ka shteti program për parandalimin e dukurisë
së shëmtuar antikombëtare.Fëmijët tanë i plotsojnë humnerat e shkaktuara
nga antinataliteti i shteteve industrialishtë të zhvilluara.Rinia e ka kuptuar
se kemi kaluar në diktaturën demokratike,dhe se nuk duan t’a humbin
rininë duke pritur kaskadat e vetëshpallura,gjoja demokratike të
reformohen.Mezogjeneratat u flijuan duke pritur,demokracinë e vlerave të
premtuara.

Paradokset e kultivuara nga vet ne do t’i vuajmë vet ne,deri sa të vijnë
në udhëheqësi shtetërore persona të cilët duhet të mveshen paraprakisht
me ideologjinë e Rilindasëve për të patur ndjenja dashurie ndaj shtetit të
vet.

Të ngjajshme

Të fundit