36.8 C
Skopje
E mërkurë, 12 Gusht, 2026

A po çahen rrugët e VLEN-it? Takimi i fundit te Kurti – para vendimeve të mëdha

Liderët e koalicionit VLEN pritet të udhëtojnë të premten drejt Prishtinës për një iftar me ftesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, informon POPULLI.mk

Në darkë do të marrin pjesë Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Zeqirija Ibrahimi dhe Bekim Qoku, si dhe Fatmir Limani. Nuk dihet ende nëse kreu i Kuvendit, Afrim Gashi, do t’i bashkohet delegacionit.

Burimet thonë se në këtë takim mund të diskutohet për forcimin e bashkëpunimit midis liderëve të VLEN-it dhe për krijimin e një platforme të re politike më të konsoliduar, të njohur si “VLEN 2.0”, me Arben Taravarin në krye.

Megjithatë, ka edhe spekulime se kjo mund të jetë darka e fundit e përbashkët mes liderëve të koalicionit, përpara Kongresit të ASH-së, ku pritet të merret vendimi mbi mënyrën e pjesëmarrjes së kësaj partie në zgjedhjet lokale.

ASH-ja e Taravarit ka një qëndrim të ndryshëm nga partitë e tjera në VLEN, duke vlerësuar se partitë duhet të garojnë veçmas në zgjedhje. / © POPULLI.mk