12.8 C
Skopje
E premte, 13 Mars, 2026

A po keq-menaxhohet qyteti i Shkupit nga Arsovska?

Qyteti i Shkupit, kryeqyteti i vendit po udhëhiqet për herë të parë që nga pavarësia e vendi nga një grua, Danella Arsovska, por skandalet nuk po përfundojnë edhe me këtë udhëheqësi të re. Shumë dyshime janë ngritur në opinion informacionet se qyteti i Shkupit i është bllokuar llogaria për shkak të një borxhi me miliona, ndërsa po bëhet gjithnjë e më e sigurt se së shpejti kryeqyteti i vendit mund të falimentojë. Kryetarja Danella Arsovska, pasi mbajti një konferencë selektive për gazetarët, tani fshihet pas zyrës së saj, prej nga dalin shumë demantime, të mbushura me mesazhe politike, të cilat në opinion interpretohen si sinjal se situata në qytetin e Shkupi është, për të thënë të paktën është jashtëzakonisht e keqe. Ndryshe, Arsovska përgjatë kësaj periudhe që po qeverisë me Shkupin ka dëshmuar një arrogancë të pashembullt ndaj qytetarëve, kompanive të ndryshme, si dhe ka pasur shpesh herë konflikte verbale edhe me Këshillin komunal. Mbase, kishte bërë edhe veprime skandaloze fliste për borxhin e qytetit që është shumë i lartë, nga ana tjetër shpërblente klube futbolli nga buxheti i qytetit. Nga premtimet për transport publik falas për studentët në protesta që kanë zgjat me muaj nga transportuesit privat për shkak të borxheve që kishte qyteti Shkupit ndaj tyre. Problemi me deponitë dhe ajrin e ndotur ka mbete po i njëjti, shpesh herë qyteti i Shkupit kryeson në listat me ajrin më të ndotur në botë, shkruan Zhurnal.

A po e falimenton Arsovska qytetin e Shkupit?

Shumë pluhur në opinion kanë ngritur informacionet se Qyteti i Shkupit i është bllokuar llogaria për shkak të një borxhi me miliona, ndërsa po bëhet gjithnjë e më e sigurt se së shpejti kryeqyteti i vendit mund të falimentojë. Kryetarja Danela Arsovska, pasi mbajti një konferencë selektive për gazetarët, tani fshihet pas zyrës së saj, prej nga dalin shumë demantime, të mbushura me mesazhe politike, të cilat në opinion interpretohen si sinjal se situata në qytetin e Shkupi është, për të thënë të paktën është jashtëzakonisht e keqe.

Arsovska një periudhë të caktuar ka pasur edhe probleme të shumta me drejtorë të ndryshëm, dhe këto problemi kishte vendosur t’i zgjidh me ndërrimin e tyre, e më pas u rishfaqën probleme të tjera me drejtorët ku një numër i madh iui tyre dhanë dorëheqje. Mirëpo, edhe përkundër dorëheqjeve të njëpasnjëshme të drejtorëve, Arsovska vazhdonte me komoditetin e saj nga karrigia e kryetares duke deklaruar që as nuk e mendon çështjen e dorëheqjes nga posti i kryetares.

Pra, kemi të bëjmë me një kryetare të re e cila nuk ka sjellë të re, kaosi urbanistik është po i njëjti sikurse në kohën e kryetarit paraprak, Petre Shilegov, problemet me ndërmarrje të ndryshme veç se janë shtuar, problemet me transportin publik, e mos të flasim për deponitë që janë po në të njëjtën gjendje dhe ajri i ndotur i shoqëron qytetarët çdo ditë e natë, pa çka se qytetarët kanë votuar për ndryshim, ndryshimi po mbetet çështje enigmatike.

Çfarë bënë Arsovska në mbledhjet me Këshillin e qytetit?

Asgjë tjetër pos zhurmë, përplasje verbale me shumë këshilltarë të partive të ndryshme. Edhe pse nga Aleanca për Shqiptarët i kishin dhënë përkrahje të pa rezervë në zgjedhje, pas zgjedhjeve Arsovska për ASH ofroi pozitën e drejtorit në Ndërmarrjen për Pastrim dhe Gjelbërim, kuadër që ASH zgjodhi të udhëheq me këtë ndërmarrje ishte, Zudi Koka, i cili dëshmoi se ka vullnet për të punuar. Por, ky i fundit u shkarkua nga pozita e drejtorit të kësaj ndërmarrje krejtësisht për shkaqe tjera që nuk ndërlidheshin aspak me aktivitetin e tij si drejtor i kësaj ndërmarrjeje.

Kjo tregon që Arsovska përpos që nuk është mirënjohëse e falënderuese për përkrahjen dhe ndihmën e ofruar, është keqpërdoruese dhe e vet pëlqyeshme. Kjo dukuri nuk i bënë mirë askujt, e aq më pak një personaliteti që është publik.

Me mbi 28.000 vota diferencë, kandidatja e pavarur, e mbështetur nga opozita maqedonase por edhe nga opozita shqiptare që atë kohë ishin në koalicion Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Danela Arsovska bëhet kryetarja e parë femër e Qytetit të Shkupit që nga pavarësimi i shtetit. Por, tani më pothuajse më shumë se një vit në këtë pozitë nuk e ka dëshmuar veten ashtu se e ka promovuar. Përkundrazi ka proklamuar më shumë arrogancë dhe vetëbesim të tepruar se sa ka bërë punët e duhura.

Qyteti Shkupit i “zhytur” në borxhe, por kujdeset për borxhet e Vardarit-

77 autobusë të transportuesit privat “Makespres” kishin mbetë jashtë funksionit si pasojë e ndërprerjes së bashkëpunimit me qytetin e Shkupit. Pas bojkotit të punës dhe akuzave mes “Makekspresit” dhe Ndërmarrjes Publike për Qarkullim Publik (NQP), me nënshkrim të kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, iu dha fund bashkëpunimit me këtë kompani private, të cilës Qyteti i ka borxh gjysmë milioni euro. Pra, është ky qytetit i cili i ka borxh një kompanie private 500 mijë euro, dhe në të njëjtën kohë ndan buxhet prej 250 mijë euro për të ndihmuar një klub që është ngjashëm në pronësi private.

Në dhjetor të vitit të kaluar, kryetarja, Danella Arsovska, kishte deklaruar borxhi i kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut është i madh. “Borxhi i plotë i Qytetit të Shkupit është 50 milion euro” ka thënë Arsovska. Ndërkaq, në vit më vonë kryetares në fjalë nuk i bëhet vonë të ndajë shuma si 250 mijë për të financuar një klub që është në pronësi private. /Zhurnal.mk

Të ngjajshme

Të fundit