29.8 C
Skopje
E enjte, 28 Maj, 2026

A po përgatitet një rikthim i BDI-së përmes dobësimit të VLEN-it dhe afrimit me Taravarin?

- Advertisement -

Arben Taravari kishte deklaruar më herët se për t’u takuar me Ali Ahmetin, këtij të fundit i duhen reforma, adaptim dhe një kauzë të re. Por a ka ndodhur vërtet një reformim brenda BDI-së? Apo është thjesht një përpjekje për të rikthyer një imazh të vjetër me një qasje të re?

Shkruan POPULLI.mk

Në anën tjetër, vetë Taravari, mbi cilën kauzë po mbështetet? A është ai i njëjti lider që dikur kërkonte një ndryshim të vërtetë, apo po hyn në një rrugë që shumë para tij e kanë ndjekur dhe janë rrëzuar?

Më 7 tetor 2024, Taravari deklaroi publikisht se është i gatshëm për takim me Ahmetin “kur të dojë ai”. A është ky një sinjal i një qasjeje të re, apo një pranim i heshtur se raportet e fuqisë politike po ndryshojnë? Dhe mbi të gjitha, për çfarë diskutuan në takimin e tyre? A është në pyetje ndonjë interes i përbashkët, apo një tentativë për të përçarë VLEN-in – koalicionin që e çoi BDI-në në opozitë pas më shumë se dy dekadash?

Historia ka treguar se Ahmeti shpesh ka ditur të kthejë kundërshtarët e tij në bashkëpunëtorë. A po bie Taravari në të njëjtën grackë si shumë të tjerë para tij? Apo po luan një lojë më të madhe që ende nuk është e qartë për publikun? / © POPULLI.mk

- Advertisement -

Të ngjajshme

Të fundit