Në një emision televiziv në Kosovë, derisa po bisedoheshte për takimin e shefit të CIA-s me kryeministrin Albin Kurti u përmendën edhe dy emra tjerë të cilët fshehurazi kanë takuar William Burns-in, shkruan POPULLI.mk
I ftuari tha se ka pasur edhe dy figura të larta shtetërore nga RMV dhe Shqipëria që atë ditë kanë qenë të pranishëm në Kosovë por duke mos dhënë emra. Ndërsa mysafiri në studio u shpreh se edhe nëse Edi Rama dhe Ali Ahmeti (duke supozuar) kanë pasur takim me shefin e CIA-s në Kosovë asnjëri nga këta të dy nuk mund të bëhet kryeministër i Kosovës.
A është takuar me të vërtetë kryetari i BDI me shefin e CIA-s në Kosovë mbetet të konfirmohet nga vetë Ali Ahmeti. / © POPULLI.mk