Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka hedhur poshtë akuzat se LDK po planifikon koalicion me PDK-në dhe Listën Serbe.
Ai u shpreh se një shumicë qeverisëse do të ishte e mundur, por LDK-ja nuk ka marrë asnjë hap në këtë drejtim.
“Me lejoni që të jem shumë i kujdesshëm, për të mos rënduar politikisht askënd. Por, besoj që figura të tilla, përveç që janë paedukatë në shumicën e rasteve, kanë edhe mungesë shumë të theksuar të inteligjencës, sepse s’kanë kuptim çka flasin. Se po të donte të bënë LDK-ja koalicion me PDK-në e Listën Serbe, siç na thuhet deri tani ne çdo mundësi e kemi, sot i kemi 70 vota. Me Listën Serbe i bëjmë 69 vota” është shprehur Abdixhiku në Debat Plus.
ka komentuar iniciativën e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila më 12 maj dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së formimit të Komisionit për Votim të Fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.
Abdixhiku ka thënë se LDK -jado ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, cilido qoftë ai.
Burimi /Indeksonline/