27 vjet nga Masakra e Reçakut.
Në mëngjesin e ftohtë të 15 janarit 1999, forcat policore, ushtarake dhe paramilitare të Serbisë kryen një nga krimet më të rënda të historisë së vonshme evropiane. 45 civilë shqiptarë, burra, gra, të moshuar dhe fëmijë, u vranë dhe u masakruan brutalisht, vetëm sepse ishin shqiptarë dhe kërkonin të jetonin të lirë në tokën e tyre.
Masakra e Reçakut u dokumentua dhe u denoncua para botës nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, përkatësisht ambasadori Walker, duke u cilësuar si krim kundër njerëzimit. Ky akt tronditi opinionin ndërkombëtar dhe ndikoi drejtpërdrejt në ndërgjegjësimin global për realitetin në Kosovë. Reçaku e bëri botën ta shohë Kosovën me sy tjetër. Ishte momenti kur e vërteta nuk mund të fshihej më.
Sot, pas 27 vitesh, kujtojnë me respekt të thellë viktimat e Reçakut dhe shprehin solidaritet të përhershëm me familjarët e tyre. Kjo ngjarje përbën një nga dëshmitë më të rënda të vuajtjeve që ka përjetuar populli ynë në rrugën drejt lirisë.
Ruajtja e kujtesës historike, mbrojtja e së vërtetës dhe kërkimi i drejtësisë për krimet e luftës mbeten obligim shtetëror dhe moral. Pa drejtësi për viktimat, paqja nuk mund të jetë e plotë.
Republika e Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën e qytetarëve të saj. Masakra e Reçakut mbetet kujtesë e përhershme se liria dhe shtetësia jonë kanë çmim dhe përgjegjësi.
Nderim i përhershëm për viktimat e Reçakut.
