Askush nuk do të mund të përfitojë në kurriz të qytetarëve.
Votuam ndryshime të rëndësishme ligjore me çka do të ndikojë në dobi të mirëqenies së qytetarëve tanë.
Me ndryshimet e miratuara në Ligjin për shoqëritë financiare, shpenzimet totale të të ashtuquajturit Kredia e shpejtë nuk mund të jenë më të mëdha se 60% e kredisë.
Me ndryshimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve dhe Ligjin për Përmbarim, kamata penale nuk mund të jetë më e madhe se borxhi dhe u jepet fund kamatave të mëdha.
Qytetarët nuk do ti kthejnë më 70.000 denarë për kredi të shpejtë prej 10.000 denarë.
Qytetarët nuk do të paguajnë 5.000 denarë kamatë për borxhin prej 500 denarësh.
Gjithashtu, afati i parashkrimit (vjetërsimit) shkurtohet nga 10 në 5 vjet nga vlefshmëria e vendimit.
