23.8 C
Skopje
E diel, 8 Shtator, 2024

Ademi i BDI i drejtohet VLEN-it: Mos mashtroni opinionin

1. Ju, duke qenë vazalë të VMRO-së, nuk e votuat ligjin për mbylljen e lojërave të fatit që ne e propozuam. Me këtë veprim tuajin, ligji nuk u miratua në mandatin paraprak.

2. Licenca nuk jep Lotaria, por Qeveria. Prandaj, po ju sfidojmë, në seancën e ardhshme të qeverisë, hiqni të gjitha licencat për lojëra të fatit në 32 vitet e fundit.

3. VOTONI dhe bindeni edhe VMRO DPMNE që të votoj ligjin e Frontit Europian për mbylljen totale të lojërave të fatit, edhe online, edhe në bastore, lojëra elentronike, kazino.

4. Pse po e mbroni oligarkun serb dhe monopolin e tij edhe në online edhe në bastore e kazino?

5. Çdo gjë tjetër është gënjeshtër, gjueti shtrigash, mashtrim i opinionit si çdo fjalë e juaja dhe secili veprim i juaji nga fushata gjer më sot!

Të ngjajshme

Të fundit