1.8 C
Skopje
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Ademi kërkon anulimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit

Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi kërkoi urgjentisht të anulohet menjëherë vendimin i 9 tetorit i gjykatës kushtetuese për shfuqizimin e Balancuesit, pasi siç thotë, ai është paligjshëm dhe antikushtetues, përcjell TV21. Duke u thirrur në mendimet e ndara të gjykatësve Osman Kadriu dhe Naser Ajdari, Ademi tha se asnjë vendim i Gjykatës Kushtetuese mbi ligjet e miratuara me shumicë të dyfishtë Badenter nuk mund të diskutohet apo miratohet pa pjesëmarrjen dhe dakordimin e përfaqësuesve të atij komuniteti.

“Gjyqtarët thonë në opinionin e ndarë të tyre: “Vendimi është marrë mbi baza etnike, përmes mbivotimit, duke vendosur kundër të drejtave të komuniteteve joshumicë dhe në kundërshtim me vlerën themelore – të drejtën për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë”.  E konsiderojmë këtë vendim si të paligjshëm dhe me pasoja serioze juridike.  Më tej, në opinionin e tyre, gjyqtarët theksojnë: “Duam të theksojmë menjëherë se shprehja juridike – përkatësia e komunitetit, është një institucion kushtetues dhe, si e tillë, një kategori kushtetuese.  Si rezultat, vendimi i lartpërmendur shfuqizon një kategori kushtetuese që lidhet me ‘përkatësinë e komunitetit’.”, tha Arbër Ademi – BDI

Të ngjajshme

Të fundit