8.8 C
Skopje
E premte, 27 Mars, 2026

“Afrikant” dhe “Kazinoman”, kështu u etiketuan ndërmjet vete Grubi dhe Mexhiti

Ka filluar një “luftë fjalësh” në rrjete sociale mes Artan Grubit dhe Izet Mexhitit. I pari ishte Grubi i cili etiketoi me “Izet Afrikanti” ndërsa ia ktheu Mexhiti duke e quajtur “Artan Kazinomani”, informon POPULLI.mk

E gjithë kjo filloi pasi në profilin e Artan Grubit në ‘Facebook’ u panë shumë like nga Azia, Afrika e që nuk u la pa u kritikuar nga opozita shqiptare. Më pas Grubi shkruajti një status duke thënë se këto i bën opozita dhe po i blen për ta nxjerrë Grubin në pozitë të palakmueshme.

Lexoni statusat e Grubit dhe Mexhitit:

GRUBI:

Po foli True story
Qaty t’majt te semafori
Money Heist ju hini njoni
Shuma afro nje milioni
Mos u alarmoni moni, se alarmi s’boni
200-inshet te verdha kallbllak i thirri minioni
Kënga Semafori me tekstin shumë të qëlluar iu dedikohet: Bill Rusit, Izet Afrikanit, Afrimi nuk e din as vet prej ku o se o habit, Arben Turkeminstanit, edhe njonit që s’ia din askush emrin, për krejt dashninë dheqë mi sollën dhe dhuruan nga shoktë e tyre ruso-aziatiko-afrikan. A e dini atë, mungesa ime vërehet më shumë se prezenca juaj, unë edhe kur s’jam, ju më shihni n’ëndërr loqkomana, kiss e keni!
MEXHITI:
Artan kazinomani paska folë diçka… Por si përherë deri tash, qyshse e ka rrejtë dikush që merret vesh në politikë, ia paska huq keq! E çka pritet prej njerëzve që politikën e keqpërdorin për të shëruar komplekset fëminore dhe për ta ngushëlluar veten për faktin që në politikë, sado që mundohen, nuk i don askush?! Të tillët ofendojnë dhe kënaqen me faktin që pushteti ua mundëson të ofendojnë. Por, siç thonë në Gjakovë, e gjakovari e merr vesh më së miri atë kod, ‘i keshni t’kesh!’, ose, për ta përkthy në gjuhën që e kuptojnë të gjithë, ‘i qeshuri të qesh!’ Por, 8 maji po afron miq. E atëherë as Mc Kresha, as Ledri, as Iliri, as Dafina, as PR agjentët që paguhen me paratë e kumarit nuk do ta shpëtojnë. Sepse populli e din më së miri, dhe populli vota nuk ka për kazinomanët.

Të ngjajshme

Të fundit