Sipas mediave, Gashi është pranuar me dhimbje, por pa gjakderdhje apo simptoma të tjera më serioze.
Zyra e Kryetarit të Kuvendit ende nuk ka publikuar informacion në lidhje me gjendjen shëndetësore të Gashit, i cili mban postin e dytë më të lartë shtetëror. Nuk ka informacion nëse Gashi është ende në Klinikë apo është liruar për trajtim në shtëpi pas ndërhyrjes.




