6.8 C
Skopje
E diel, 5 Janar, 2025

Agjenti i Dani Olmos e sqaron situatën e spanjollit: Barcelona është opsioni ynë i parë dhe i fundit

Përfaqësuesi i Dani Olmos, Andy Bara, ka shpjeguar se çfarë planifikojnë të bëjnë për të ardhmen e Dani Olmos, i cili është i angazhuar me regjistrimin te Barça.

Bara e ka bërë shumë të qartë të ardhmen e futbollistit për të shmangur më shumë spekulime: “Barça është opsioni ynë i parë dhe i fundit. Dani, babai i tij, familja e tij dhe unë nuk mendojmë për asgjë tjetër përveç Barçës dhe se gjithçka do të zgjidhet,” tha ai për ‘Givemesport’.

Andy Bara gjithashtu bëri të qartë se lojtari ka shumë interes nga tregu dhe mund të fitonte shumë para duke u larguar nga Barça si lojtar i lirë.

“Është e qartë se transferimet më të mira janë kur një lojtar është i lirë. Por ne nuk i kushtojmë rëndësi kësaj. Asnjëherë nuk kemi marrë një vendim profesional për shkak të parave. Dani luan futboll sepse e do dhe ka bërë një përpjekje të madhe ekonomike për të ardhur te Barça, sepse donte të luante te Barça. Ne gjithashtu jemi të lumtur që Dani mund të luajë në një nga klubet më të mira në botë.”

Agjenti i sulmuesit blaugrana deklaroi: “Para disa vitesh, kur ishim te Dinamo Zagreb, Bayerni na kontaktoi me një ofertë të madhe financiare dhe shumë mundësi marketingu. Por ne tashmë kishim folur me Leipzig për projektin e tyre dhe kishim dhënë fjalën tonë. Nuk u lëvizëm për para dhe shkuam te Leipzig në një vendim që ishte i duhur për të gjitha palët.”

Agjenti i lojtarit nuk deshi të përfshihej në spekulime për ndonjë klub në rast se Dani Olmo nuk mund të regjistrohet, pasi ata nuk e marrin parasysh këtë mundësi. Ata kanë besim te fjala e Barçës dhe presin që gjithë kjo çështje të zgjidhet në orët e ardhshme.

Të ngjajshme

Të fundit