Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli theu heshtjen pasi klubi që ai drejton u turpërua nga Maccabi Haifa, duke iu kërkuar falje tifozëve, por duke shtuar se Max Allegri do të mbetet trajner i Zonjës së Vjetër.
Juventusi që e ka nisur në mënyrë katastrofike në Serie A, rrezikon të mbetet edhe jashtë Ligës së Kampionëve.
Thirrjet për të shkarkuar Allegrin janë shtuar, por ishte presidenti Agnelli që për Sky Sports ka thënë se ai do të qëndrojë.
një nga periudhat më të vështira dhe momenti për të marrë përgjegjësi, prandaj jam këtu”.
“Ndihem i turpëruar për atë që po ndodh, jam i zemëruar, por gjithashtu e di se futbolli luhet me 11 lojtarë, humb dhe fiton me 11”.