26.8 C
Skopje
E shtunë, 31 Maj, 2025

Ahmeti: Asnjë shqiptar nga 21 punësime të reja në Agjencinë për Bujqësi

Faton Ahmeti ka reaguar ashpër ndaj përbërjes së fundit të punësimeve në Agjencinë për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ku sipas tij nga 21 punësime të reja, asnjë nuk është shqiptar, informon POPULLI.mk

“Në institucionet e kësaj qeverie pa legjitimitet etnik shqiptar, zerot nuk kanë fund! Në këtë agjenci janë bërë 21 punësime të reja dhe asnjë shqiptar nuk është përfshirë. ZERO!”, ka shkruar Ahmeti në një reagim publik.

Ai thekson se ky nuk është një rast i izoluar, por sipas tij një shembull tjetër i qartë i politikave përjashtuese dhe diskriminuese që po ndjek aktualisht pushteti ekzekutiv.

Kjo nuk është rastësi, por vazhdimësi e një politike të qëllimshme që synon të përjashtojë shqiptarët nga përfaqësimi në institucionet shtetërore”, ka deklaruar Ahmeti. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit