Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot ka qenë i pranishëm në nënshkrimin e Marrëveshjes me kompaninë gjermane KIEL.
Investimet e reja që kanë fokus hapjen e vendeve të reja të punës kanë qenë gjithnjë në agjendën tonë. Sot, me kënaqësi mora pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjes me kompaninë gjermane KIEL për prodhimin e sediljeve për automjete komerciale dhe transport publik, një investim i ri prej 9 milionë euro, që do të krijojë 300 vende të reja të punës (150 në fillim dhe 150 të tjera deri në fund të investimit).
Krahas krizës ekonomiko-energjetike që ka përfshirë jo vetëm vendin tonë por edhe mbarë kontinentin europian, investime të tilla janë gjithnjë të mirëseardhura sepse me këtë tregojmë se Maqedonia e Veriut është një partner i sigurtë për investitorët e huaj duke siguruar klimë të mirë të biznesit, derisa në anën tjetër zhvillojmë ekonominë lokale dhe përmirësojmë standardin e qytetarëve.
