Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përshëndetur rezultatet e zgjedhjeve në Gjermani, duke uruar fituesit për besimin e marrë nga qytetarët gjermanë, informon POPULLI.mk
Në një deklaratë publike, Ahmeti e cilësoi Gjermaninë si një vend mik dhe një partner të rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit tonë.
“Si një vend mik i yni dhe një shtet kyç në Bashkimin Evropian, Gjermania mbetet një partner i rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit tonë,” u shpreh lideri i BDI-së.
Ai theksoi se marrëdhëniet e shkëlqyera mes Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut do të vazhdojnë të forcohen në frymën e bashkëpunimit dhe vlerave evropiane.
“Suksese në përgjegjësitë e reja dhe në shërbim të qytetarëve,” përfundoi Ahmeti në urimin e tij. / © POPULLI.mk