6.8 C
Skopje
E martë, 11 Shkurt, 2025

Ahmeti uron Trumpin për fillimin e mandatit të dytë si President i SHBA

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përcjellë urimet më të sinqerta për Presidentin Donald Trump, në rastin e marrjes së detyrës si udhëheqës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit më të fuqishëm demokratik në botë, informon POPULLI.mk

Ahmeti theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta dhe të thelluara me SHBA-të, duke e cilësuar këtë shtet si aleatin më të rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut, një shtyllë të paqes, demokracisë dhe stabilitetit global.

Ai shtoi se qëllimi i politikës së BDI-së ka qenë dhe mbetet thellimi i bashkëpunimit me këtë aleat të pazëvendësueshëm, i cili ka dëshmuar vazhdimisht përkushtimin e tij për promovimin e lirisë dhe drejtësisë në të gjithë botën. Ahmeti po ashtu vlerësoi lidershipin e fortë të Presidentit Trump gjatë mandatit të tij të mëparshëm, duke u përkushtuar për vendosjen e paqes dhe prosperitetit në arenën ndërkombëtare.

Kryetari i BDI-së shprehu besimin se, nën drejtimin e Presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë një shembull i vlerave të qëndrueshme të demokracisë dhe do të mbështesin fuqishëm unitetin dhe zhvillimin, përballë sfidave që priten në të ardhmen. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit