20.8 C
Skopje
E enjte, 31 Korrik, 2025

Ahmeti zhvilloi takim lamtumirës me ambasadoren e Zvicrës, znj. Veronik Ulman

Sot, në selinë e BDI-së, kryetari i partisë, Ali Ahmeti, priti në një takim lamtumirës ambasadoren e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, znj. Veronik Ulman, informon POPULLI.mk

Ahmeti e vlerësoi lartë bashkëpunimin e shkëlqyer ndër vite me ambasadoren Ulman dhe falënderoi Zvicrën për mbështetjen e parezervë ndaj vendit dhe BDI-së si subjekt politik.

Gjatë takimit, u ritheksua përkushtimi i përbashkët për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar rëndësinë e respektimit të Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe asaj për fqinjësi të mirë.

Kryetari Ahmeti i uroi ambasadores Ulman shëndet dhe suksese në angazhimet e ardhshme diplomatike, duke theksuar se ajo do të ketë gjithmonë miq të mirë dhe një derë të hapur në BDI, ashtu siç ka qenë gjatë gjithë mandatit të saj në vend. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit