30.8 C
Skopje
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Akoma pa filluar zyrtarisht fushata zgjedhore, BDI dhe VLEN kanë filluar përplasjet mes tyre

Pasi u shpallën zgjedhjet lokale për më 19 tetor, BDI dhe VLEN kanë filluar përplasjet mes tyre duke kritikuar të kaluarën e kandidatëve për kryetarë komunash ndërsa fokusi është vënë në komunën e Çairit. Siç thonë integristët, Çairi nuk guxon të kthehet në duart e Izet Mexhitit pasi i njëjti Çairin e shfrytëzon vetëm për pasurim e vet jeton në Butel. Nëse Mexhiti do të interesohej për banorët e Çairit gjatë 20 viteve të kaluara, do të kishte bërë diçka por në fakt ka vetëm ndërtime pa leje dhe legalizime të dyshimta. Nuk ka asnjë projekt të madh infrastrukturor dhe asnjë zgjidhje të qëndrueshme për banorët. Më 19 tetor është koha për t’i dhënë fund epokës së ndërtimeve pa leje, krimit dhe shantazheve, thonë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Të ngjajshme

Të fundit