25.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Aksident tragjik në rrugën Manastir – Resnjë

Një banorë i Ohrit ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Manastir-Resnjë, përcjell TV21. Nga SPB-Manastir thonë se aksidenti është raportuar mbrëmë në orën 19:32, ndërsa përplasja ka ndodhur në fshatit Bratindol në Manastir, mes një automjeti “BMW” dhe një automjeti “Reno Klio”.

“Automjeti “BMW” ishte me targa regjistrimi të Resnjës, i drejtuar nga B.N.(24) nga fshati Ezerani i Resnjës, në të cilin pasagjer ishte K.Sh.(25) nga fshati Carev Dvor, Resnjë. Automjeti “Reno Klio”, me targa të Ohrit, drejtohej nga G.S.(50) nga Ohri dhe pasagjer ishte N.S.(55) nga Ohri. Mjeku në Spitalin Klinik në Manastir ka konstatuar vdekjen e personit G.S si pasojë e lëndimeve, ndërsa te pasagjerët janë konstatuar lëndime”, thonë nga MPB.

Të ngjajshme

Të fundit