20.8 C
Skopje
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Aktive katër zjarre, gjatë 24 orëve të fundit gjithsej 20 zjarre

Qendra për menaxhim me kriza sot kumtoi se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 20 zjarre në ambient të hapur, prej të cilave aktive mbeten katër dhe një është nën kontroll.

Aktive janë zjarret në fshatin Viniçe në vendin e quajtur Muratica në komunën e Gazi Babës, në fshatin Petrovë në malin Kozhuf, në fshatin Nikushtak në komunën e Likovës dhe në fshatin Vërzhallë në komunën e Zelenikovës.

Sipas informatave nga QMK-ja, nën kontroll është zjarri në fshatin Trubarevë në komunën e Gazi Babës.

Të ngjajshme

Të fundit