Pas pakënaqësive nga një pjesë e degës së Çairit nga Alternativa dhe kërkesës së tyre që të dorëhiqet ministri Bekim Sali, ata sot kanë kërkuar të organizohet komision brendapartiak për ti debatuar dhe diskutuar çështjet brenda partisë.
”Sot, kur edhe ka skaduar afati 10 ditorë i press konferencës sonë, që u mbajtë më datën 14-të të këtij muaji, ne grupi i të pakënaqurëve të degës Çair nga Alternativa, jemi të detyriar që përmes kësaj kumtese, për hirë të vërtetës dhe korrektësisë, opinionit publik t’i drejtohemi me këto fjalë:
Me që afati 10 ditorë i kërkesave tona drejtuar kryetarit dhe partisë deri më tani nuk janë përmbushur, jemi të obliguar që edhe një herë publikisht të potencojmë se në asnjë rast nuk heqim dorë nga kërkesat tona të parashtruara javë më parë, këtë situatë tashmë e di edhe kryetari por edhe organet partiake. Pra, kërkesat tona janë legjitime dhe presim që ato të përmbushen konform normave statutare të partisë.
Me këtë rast, gjatë kësaj periudhe gjersa ishim në pritje të hapave të mëtutjeshme të kryetarit Gashi, ia bëjmë me dije opinionit të gjërë se kërkesat tona nga ky moment do i merr parasysh komisioni i sapoformuar brendapartiak – komision ky që rrjedhimisht po punon dhe angazhohet që të arrijë gjuhën e kompromisit mes dy palëve.
Në mes tjerash, jemi të obliguar që të shprehim bindjet tona, se zgjidhja e vetme ideale për tejkalimin e kësaj situate, nga ky moment mbetet të jetë komisioni brendapartiak, me të cilën kemi shpresë dhe bindje që ditëve në vijim do të arrijë që të gjej rrugën ideale për të mirën e qytetarëve dhe në të mirën e Alternativës tonë” – thonë nga Alternativa dega e pakënaqur e Çairit.