Mëngjesin e sotëm, deri në orën 09:30, të gjitha departamentet e policisë në Serbi kanë marrë njoftime për vendosje të mundshme bombash në plot 807 shkolla fillore dhe të mesme në mbarë vendin.
Ministria e Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur këtë informacion, duke theksuar se në objektet arsimore janë dërguar një numër i madh forcash policore për të siguruar zonën dhe për të kryer hetimet e nevojshme.
Ndërkohë, është njoftuar edhe zyra e prokurorit përkatës për të ndjekur rastin.