23.8 C
Skopje
E mërkurë, 3 Shtator, 2025

Albin Kurti paraqitet në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin ndaj Faton Klinakut

Albin Kurti, mbërriti sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku u mbajt seanca paraprake e çështjes gjyqësore ndaj Faton Klinakut, ish-sekretari i OVL UÇK-së, i cili akuzohet për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Faton Klinakut për veprën penale “Kanosja”.

Gjithashtu, aktakuza është ngritur edhe ndaj një të pandehuri tjetër, N.S., është bërë e ditur në një njoftim zyrtar.

Përmes një postimi në Facebook, Klinaku nga OVL e UÇK-së kishte thënë se më përpara “e vras Albin Kurtin” sesa që ik nga Kosova.

“Nëse mediave ju duket postimi im si skandaloz, atëherë të më thonë se: A më shumë vlen Albini, apo atdheu ynë! Prapë po e përsëris pra, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: “Më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, kishte shkruar Klinaku.

Të ngjajshme

Të fundit