5.8 C
Skopje
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Albin Kurti pret në takim Lumir Abdixhikun, në fokus zgjedhja e presidentit/es

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do ta presë sot në takim liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Burimet e Klan Kosovës bëjnë me dije që takimi i kreut të Qeverisë me atë të LDK-së Lumir Abdixhikun do të zhvillohet në orën 14:00, por ende nuk dihet nëse do të mbahet në objektin e ekzekutivit apo në Parlament.

Një ditë më parë, (të dielën) Kurti u takua edhe me kreun PDK-së, Bedri Hamza.

Përveç për koordinimin parlamentar për çështje të interesit shtetëror e kombëtar, Kurti e Hamza diskutuan edhe për zhvillimet politike në vend e më gjerë dhe nevojën për të hapur një kapitull të komunikimit dhe dialogut konstruktiv qeveri-opozitë.

Pika më e “nxehtë” ishte e çështja e zgjedhjes së presidentit, për çka kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë kohë në bazë të afateve kushtetuese.

Të ngjajshme

Të fundit