5.8 C
Skopje
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

ALBIN KURTI VULOSI FITOREN EDHE KËSAJ RADHE

ALBIN KURTI VULOSI FITOREN EDHE KËSAJ RADHE

De facto, pati një rritje çuditërisht të madhe të mbështetjes për partinë VETËVENDOSJE të Albin Kurtit. Nga 42% në zgjedhjet e fundit parlamentare në shkurt të këtij viti, numri i votave tani ka arritur në rreth 50%. Kjo gjithashtu do të thotë se kriza institucionale, e cila ka zgjatur për më shumë se dhjetë muaj, mund të marrë fund. Me këtë rezultat, Kurti nuk është më i varur nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja – tre partitë kryesore opozitare nga spektri liberal deri te ai i qendrës së djathtë.

Bashkëpunimi me opozitën do jetë i nevojshëm.
Edhe përkundër faktit të pamohueshëm se Albin Kurti doli si një fitues edhe më i madh në këto zgjedhje sesa në ato të mëparshmet, ai sërish falënderoi opozitën për fushatën zgjedhore duke vënë në theks se me padurim pret bashkëpunimin me opozitën në disa marrëveshje ndërkombëtare që janë ende në pritje dhe për të cilat nevojitet një shumicë prej 2/3 të Kuvendit. Kjo përfshin 880 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së dhe 120 milionë euro nga tre marrëveshje të Bankës Botërore.

VETËVENDOSJA nuk do qeverisë vetë.
Në Kosovë, fitimi i 50% të votave nuk do të thotë automatikisht gjysmën e vendeve në parlament, që do të thotë se 20 nga 120 vendet nuk shpërndahen në mënyrë proporcionale bazuar në përqindjen e votave, por janë të rezervuara për pakicat në Kosovë. Dhjetë vende janë të rezervuara për serbët e Kosovës dhe dhjetë për pakicat e tjera, përfshirë boshnjakët, turqit dhe romët/ashkalinjtë. Pra, Kurtit i duhen disa vende pakicash për të formuar një qeveri. Ai nuk do t’i marrë ato nga serbët e Kosovës, sepse gjatë mandatit të tij të fundit, Kurti mbylli strukturat qeveritare serbe në Veri të Kosovës dhe lejoi policinë të vepronte kundër serbëve. Mirëpo përfaqësuesit e grupeve të tjera minoritare njihen për bashkëpunimin e hapur me Kurtin.

Humbësit e mëdhenj në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare janë partitë opozitare të shqiptarëve të Kosovës, mbi të gjitha LDK-ja e cila është parti liberal-konservatore, fitoi më pak se 14% të votave, në vend të 18% të pritur.

Megjithëse ekzistonte një konsolidim i tërë i oligarkëve, mediave, listës serbe, politikanëve brenda dhe jashtë Kosovës, “analistëve” kundërshtues të njëpasnjëshëm, ish-diplomatëve të jashtëm – Albin Kurti sërish ia doli të triumfojë me fitore bindëse sepse kështu ka vendosur sovrani i Republikës së Kosovës. Me këtë rezultat, Kurti tani ka të ngjarë të jetë në gjendje të formojë përsëri një qeveri të qëndrueshme, në të cilën ai do të diktojë qartë tonin.

Të ngjajshme

Të fundit