Ska se si më mirë të përmbyllim vitin, se sa me më të dashurit tanë të ardhur nga mërgimi në vendlindje!
Të dashur vllezër,
Ju detyrohemi gjithësesi për të gjithë kontributin e sakrificën Tuaj për kombin tonë ndër vite. Ju detyrohemi në veçanti në mbështetjen e pa rezervë për fitoren e Komunës së Kërçovës për tre mandate rradhazi! Llogaridhënia, transparenca dhe pjesëmarrja Juaj në vendimmarrje mbetet faktori dhe shtysa kryesore e punës sonë në detyrë!
Sot prezentuam përpara Jush realizimin e punëve përgjatë vitit 2022, si dhe parashikimin e punëve që na presin në vitin 2023! Të dashur vllezër mërgimtar,
Falënderit që ishit me ne në numër aq të madh, Falënderit për pyetjet, sygjerimet dhe këshillat që na i dhatë!Falënderit udhëheqësit tonë z.Ali Ahmeti për gatishmërinë e tij për të qenë gjithmonë me ne! Bashkë me Këshillin e komunës, Administratën, Ministrin e Ekonomisë dhe strukturën e BDI-së, zotohemi se me ndërgjegje më të lartë do të ushtrojmë dhe ralizojmë detyrimet tona për Ju.
Zoti Ju bekoftë,
Na priftë e mbara në vitin që vjen!
